23 vjeçarja, Elza Ujkani, e cila u lëndua pasi i ra një pjesë e kulmit të Komunës së Prishtinës, i është nënshtruar një operacioni nga neurokirurgët.
Siç mëson Gazeta Neutral ajo ka fraktura të thyera në kokë.
Aktualisht operacioni i saj po kryhet në Klinikën Emergjente ka njoftuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente. Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intnesiv Qendror për trajtim të mëtejmë!”- tha ai.