Përleshje mes gjashtë personave, burra e gra bëhen ‘copë-copë’ përfundojnë në QKUK

Problemi për pronë shkoi në konflikt në Godishnjakë të Podujevës, ka çuar në përleshje fizike mes gjashtë personave të familjes Berisha

Rasti ka ndodhur dje, personat u përfshinë për shkak të keqkuptimeve për pronë dhe si pasojë e lëndimeve disa përfunduan në QKUK.

Sinjali mëson se pas trajtimit të dy prej të dyshuarve në QKUK, e dy të tjerëve në QKMF-në e Podujevës, të gjithë janë dërguar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pesë nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa njëri është liruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *