Në rrjetet sociale kanë shpërthyer talljet me rastin e “vajzës së prokurorit” e cila në fakt nuk është e tillë. Ajo sot për pak sa nuk e goditi në vendkalim të këmbësorëve një grua tjetër, ndërsa më pas e ofendoi e kërcënoi duke iu paraqitur si “vajzë e prokurorit”.
Por gjithsesi, paralelisht me hetimet e prokurorisë dhe dënimin që pritet ta marrë e dyshuara, në rrjete sociale tashmë kanë nisur talljet me këtë rast, shkruan lajmi.net.
Është Kushtrim Mehmeti, një regjisor i njohur ai që ka publikuar një video në profilin e tij, e cila gjithashtu është bërë virale.
“Na qe s’i kemi baballaret prokurorë” – ia ka vënë mbishkrimin videos Mehmeti, ku shihet teksa vrapon në zebra me një shpejtësi të madhe, teksa “ikë” nga veturat që qarkullojnë.
Natyrisht, videoja në fjalë është bërë në formë shakaje e ironie me rastin e sotëm. /Lajmi.net/