Lumbardhi e puth në buzë Santianën (Foto)

Një nga sfidat më të diskutuara të Big Brother ka qenë puthja mes banorëve, e cila sot u mor në dorë nga dy nga konkurrentët e njohur të shtëpisë, Lumbardhi dhe Santiana.

Si pjesë e sfidës së propozuar nga Vëllai i Madh, çifti vendosi të ndajë një moment intimiteti, duke u shpalosur në një puthje të gjatë në buzë për plot 15 sekonda – koha e caktuar nga sfida.

Dyshja jo vetëm që tregoi një koordinim dhe guxim të madh përballë kamerave dhe shikuesve, por arritën të fitonin edhe shpërblimin prej dy mijë eurosh që ishte vënë në lojë për sfidën e realizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *