Getinjo kërkon ndihmë nga policia si pasojë e komenteve nga Big Brother

Reperi i njohur nga Ferizaji, Gramoz Aliu, i njohur ndryshe si Getinjo, gjatë komentimit të veprimit agravues të konkurentës së Big Brother VIP Kosova, Edona James kundrejt një banoreje tjetër Iliriana, ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet. Kështu duke i bërë publike edhe disa nga mesazhet ofenduese në profilin e tij zyrtarë.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Getinjo ka bërë thirrje për ndihmë duke shprehur shqetësimin për sigurinë e tij dhe theksuar se disa individë kanë tejkaluar limitet duke ngacmuar edhe organin gjenital nëpërmjet komenteve ofenduese.

“Ndihmë së janë tu ma ngacmu organin gjenital disa persona? Ju lutem për percjellje të gjendjes. Kjo nuk është sjellje e pranueshme, dhe është koha që autoritetet t’i marrin masa,” ka shkruar Getinjo në postimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *