Prokuroria nis hetimet për rënien e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me rastin e ndodhur sot në lagjen “Arbëria”, ku ka rënë kulmi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës dhe si pasojë është lënduar rëndë një vajzë.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, ka konfirmuar se është iniciuar vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e bashkë me njësitë relevante dhe me urdhër të njëjtit janë iniciuar hetime fillimisht në drejtim të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’.

Prokuroria në koordinim me policinë kanë filluar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, nga i cili sipas informatave që kemi deri më tani ka marrë lëndime trupore një person (femër)”, ka njoftuar Ulaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *