Mërgimtari nga Zvicra sheh tmerrin me sy: Vëllai i’a dëmton shtëpinë, kapet nga kamerat duke i’a thyer xhamat

Një 58-vjeçar nga Suhareka është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se ka kryer veprën penale “dëmtim prone”, raporton Gazeta Sinjali. 

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari e ka dëmtuar shtëpinë e vëllait të tij, në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Shtëpinë që mërgimtari nga Zvicra ia la për t’u kujdesur vëllait, ai po dyshohet se e dëmtoi, për çka përfundoi në ndalim policor. Posa rasti është raportuar në Polici, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë mbledhur prova që dëshmojnë se i njëjti ka dëmtuar shtëpinë e viktimës. 

Në bazë të kësaj, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *