“Urrejtja vdes, një mijë lot”- Mesazhi emocionues që avokati serb e la tek varri i 7-vjeçares së vrarë në Prekaz

Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, ka vendosur sot lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz.

Ai tek varri i Blerinës ka lënë një mesazh në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe me fjalët:

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më Fal”.

Stojkoviq po bën homazhe tek familja Jashari në Prekaz, pas politikanit Sandulloviq. Ky i fundit u rrah e u keqtrajtua nga BIA serbe pasi bëri homazhe tek familja Jashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *