Kosova me një prej ushtrive më të dobëta në botë – ja ku renditet

Ueb-faqja e specializuar për të dhënat globale mbrojtëse “Global Firepower”, ka bërë një klasifikim për vitit 2024 lidhur me ushtritë më të forta dhe më së paku të forta në botë.

Sipas këtij klasifikimi pas ShBA-së që gjendet në vendin e parë për ushtrinë më të fortë, në listë renditen Rusia dhe Kina. Në top-10 janë edhe India, Koreaja e Jugut, Britania e Madhe, Japonia, Pakistani dhe Italia.

Ndërsa në krejt anën tjetër të medaljes gjendet Kosova i cili është renditur në vendin e 135-të, nga 145 vende që janë studiuar.

Nga vendet e rajonit, ushtrinë më të fuqishme e ka fqinji ynë verior, Serbia, e cila renditet në pozitën e 55-të. Pas saj është Kroacia e 66-ta, pastaj Shqipëria e 90-ta, Maqedonia e Veriut e 110-ta dhe Mali i Zi i 129-ti.

Në vendin e fundit është Butani, i ndjekur nga Moldavia, Suriname, Somalia, Benini, Liberia, Belizeja, Sierra Leone dhe Republika e Afrikës Qendrore.

Sipas uebfaqes “Global Firepower”, Renditjet e Fuqive Ushtarake bazohen në mbi 60 faktorë, si numri i ushtarëve, pajisjet ushtarake, stabiliteti financiar, lokacioni gjeografik dhe resurset në dispozicion, të cilat akumulohen në një kategori “PowerIndex” ku nota më e ulët nënkupton shkathtësi më të fuqishme ushtarake.

Ata thonë se 145 vendet janë renditur duke përdor formulën e pronësisë, e cila mundëson krahasim të barabartë të fuqisë ushtarake midis kombeve, pavarësisht madhësisë apo avancimit të tyre teknologjik, shkruan Gazeta Neutral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *