Në këto ditë të para të janarit, një pamje e pazakontë ka tronditur akujt e Antarktikës Kiliane – një pinguin femër i llojit Gentoo (Pygoscelis papua) ka dalë në skenë me një pamje tërësisht ndryshe nga kolegët e tij.
Për dallim nga puplat e zakonshme të bardha e të zeza, ky pinguin shquhet për ngjyrën e tij dominuese të bardhë, fenomen ky i shkaktuar nga leucizmi.
Veterinari Diego Penaloza ka bërë të ditur se ky leucizëm është një sindromë gjenetike e rrallë, e cila shkakton humbjen e pjesshme të pigmentit në gëzofin apo puplat e kafshëve. Është vënë në dukje se, ndryshe nga shpesh herë tek kafshët albine, ky fenomen nuk prek ngjyrën e syrit te pingui.
Kjo ngjarje ka bërë që ky pinguin të bëhet objekt i vëmendjes së shkencëtarëve dhe mbrojtësve të mjedisit, duke shtuar diskutimet për rolin e leucizmit në dinamikën e popullatës së pinguinëve, shkruan Gazeta Neutral.