Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, e ka vlerësuar heshtjen e tij si protestë. Kjo, pasi që ai ishte nga deputetët që s’e foli asnjë fjalë në Kuvendin e Kosovës më 2023-ën.
Uka reagimin e ka bërë në ‘Facebook’, duke aluduar se e folura e tij po i pengon dikujt.
“Kur zëri im është “pengesë”, heshtja ime është protestë!”, ka shkruar ai.
“Kur më shumë ka vlerë forma se sa përmbajtja, e më e çmueshme është sekuenca se sa procesi… ndodhë edhe kjo!”, vijon deputeti Uka.
Fitim Uka, deputet i VV-së, asnjëherë s’e mori fjalën në seancat e mbajtura në Kuvendin e Kosovës përgjatë 2023-ës.
Uka në zgjedhjet parlamentare të 2021-ës i pati marrë 12,178 vota