Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të vendos për koalicionin parazgjedhor me NISMA-n, shkruan Gazeta Neutral.
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj pritet t’i bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Lajmin për Gazetën Neutral e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.
“Ka një dakordim mes AAK dhe Nisma për një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Sot në ora 17:00 mblidhet Këshilli i Përgjithshem i AAK -së për ta votuar koaliconin, sepse sipas Statutit të AAK-së cdo kolicion i mundshëm me parti të tjera duhet ta marr aprovimin e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm”, tha Xhemajli.
Ai shtoi se pas përfundimit të mbledhjes, në ora 18:00 do të ketë konferencë për media në AAK.
Nuk është hera e parë që këto dy parti garojnë bashkë.
AAK dhe Nisma gjatë viteve 2015-2017 ishin bashkë në opozitë, ndersa në vitin 2017 deri në vitin 2019 ishin në bashkëqeverisje, ku Haradinaj ishte kryeministër e Limaj zëvendës i tij.