Dërgohen jashtë shtetit disa nga të lënduarit nga bombola e gazit në Mitrovicë

15 persona kanë pësuar lëndime trupore nga shpërthimi i një bombole të gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës.Ndër të lënduarit, disa prej tyre kanë pësuar lëndime shumë të rënda, ndërsa të tjerët janë me lëndime më të lehta, shkruan Gazeta Neutral.

Pas ngjarjes, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku janë pritur në reparte dhe klinika të ndryshme.

 Megjithatë, për disa nga pacientët, është vendosur që trajtimi të jepet jashtë Kosovës, si pasojë e mungesës të trajtimit adekuat në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *