Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për veprën penale “vjedhje”.
Organet e rendit, me lejen e Prokurorisë Themelore – Departamentit të Përgjithshëm, po bëjnë thirrje ndaj qytetarëve për ndihmë në identifikimin dhe arrestimin e këtij të dyshuari.
“Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për veprën penale”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Neutral
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, vijon njoftimi.