Vitija: Mjetet e dyshuara shpërthyese në QKUK janë gjetur brenda një dollapi të vjetër

Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka reaguar pas raportimeve për mjete shpërthyese në QKUK.

Ai përmes një postimi ka thënë se mjetet shpërthyese janë gjetur në zyrën e Odës së Mjekëve, në një pako brenda një dollapi të vjetër.

Tutje Vitija ka shkruar se mjete dyshohet se janë lënë aty qe shumë vite.

Mjetet e dyshuara shpërthyese në QKUK, janë gjetur në zyrën e Odes së Mjekëve. Ato janë gjetur në një pako brenda një dollapi të vjetër. Mjetet dyshohet se janë lënë aty qe shumë vite”, ka shkruar Vitija.

Tutje, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Insajderin se sot rreth orës 14:00 kanë pranuar informatë për një mjet shpërthyes në klinikën e Patologjisë, konkretisht në institutin para klinik.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Tutje kanë thënë se në vendngjarje janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.

“Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policies”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *