Futbolli gjerman dhe ai në përgjithësi botëror e mori një lajm të zi sot.
Hertha Berlini njoftoi përmes faqes së saj zyrtare se ka vdekur presidenti i saj, Kay Bernstein, shkruan “Gazeta Express”.
“Hertha BSC mban zi për humbjen e Kay Bernstein. Sot, e martë, Hertha BSC emori lajmin e tmerrshëm se presidenti Kay Bernstein vdiq papritur në moshën 43-vjeçare. I gjithë klubi, komiteti dhe punonjësit e tij janë të habitur dhe thellësisht të tronditur”, ka shkruar klubi gjerman.