Princ Leka njofton se ka nisur zyrtarisht proceduart e divorcit me Elia Zaharia-n

Princ Leka ka konfirmuar zyrtarisht divorcin me Elia Zaharia-n.

Përmes një reagimi zyrtar në Instagram, Princ Leka njofton se me dëshirë të dy palëve kanë nisur zyrtarisht procedurat ligjore të ndarjes.

Princ Leka ka thënë se ‘martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore’.

Një reagim zyrtar ka bërë edhe ish-bashkëshortja Elia Zaharia. Në reagimi e saj, Zaharia ka thënë bashkarisht kanë vendosur procesin e shkuruzimit duke cekur se ky fakt nuk e lumturon.

Ajo përmend edhe vajzen e tyre për të cilën thotë se “uroj ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *