Një grua indiane që mban mustaqe ka marrë vlerësime por edhe është tallur nga njerëzit në internet. Por ajo thotë se nuk është e shqetësuar nga gjithë interesimi rreth qimeve të fytyrës së saj.
“I dua mustaqet e mia”, shkruan Shyja, 35 vjeçe, tek statusi në WhatsApp, poshtë një fotoje të saj.
Ajo shpesh pyetet nga njerëzit që shohin fotot e saj në Facebook ose e takojnë personalisht se pse ajo ka mustaqe.
“Gjithçka që mund të them është se më pëlqen shumë”, thotë ajo.
Shyja jeton në distriktin Kannur në shtetin jugor të Kerala të Indisë.
Ajo vendosi që para pesë vitesh që do të rriste mustaqet. “Nuk mund ta imagjinoj të jetoj pa to tani. Kur filloi pandemia e COVID, nuk më pëlqente të mbaja maskë gjatë gjithë kohës sepse më mbulonte fytyrën” thotë ajo, raportoi BBC.
Shumë njerëz i kërkojnë që të heq mustaqet, por Shyja nuk pranon.