Një grua ka vdekur mbrëmë në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.Policia ka njoftuar se rastin e ka shpallur nën hetime.
Policia ka njoftuar që të ndjerës ju kishte përkeqësuar gjendja sa ishte në shtëpi, por ka vdekur përkundër intervenimit të stafit mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
“Rr. Afrim Loxha, Prishtinë 09.01.2024 – 19:46. Një femër e nacionalitetit serb i është keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve. Përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.