Është viti i dytë me radhë që presidentja Vjosa Osmani, nuk ka falur asnjë të burgosur.
As vitin e kaluar e as këtë fundvit, Osmani nuk e ka falur asnjë nga të burgosurit, pavarësisht se në zyre i kanë shkuar 97 kërkesa, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Për të gjitha kërkesat e të burgosurve për falje gjatë gjithë vitit, SHKK ka përgatitur dhe proceduar në Presidencë 97 kërkesa për falje. Deri më tani, lidhur me kërkesat për falje nuk kemi pranuar asnjë dekret nga presidentja e Republikës së Kosovës”, thonë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Nga zyra e presidentes, nuk kanë kthyer përgjigje se për cilat arsye nuk është aprovuar asnjëra kërkesë.
Mosfalja e asnjë të burgosuri, për kaq vite, sipas ish-drejtorit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogajt është shkelje e të drejtave të njeriut.
“Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut unë nuk e di a kanë reaguar të tjerët, mirëpo unë në karrierën time sa kam qenë drejtor i përgjithshëm çdo festë presidentja ose presidenti, ka reaguar dhe ka fal ndonjëherë më shumë e ndonjëherë më pak, e kjo prej se ka ardhur asnjë nuk është falur, nuk e di ku është arsyeja”, ka thënë Sokol Zogaj – Ish drejtor i Shërbimit Korrektues.
Derisa nga Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thonë se ka një numër të konsiderueshëm të personave që meritojnë faljen e një pjese të dënimit, derisa shprehen të habitur me veprimet e Presidencës.