Buci dhe Edona sot kanë debatuar, derisa kjo e fundit i ka thënë se ka hatërmbetje me të.
“Edona ndalu me ty nuk dua të debatoj, nuk dëshiroj të të rri afër, unë nuk kam se çfarë të kapem me ty? Ne vetëm shaka kemi bërë, me ty nuk kam pasur lojë”, i tha Buci Edonës.
Edona pastaj i tregoi se pse ka hatërmbetje me të dhe se pse nuk dëshiron të shoqërohet.
“Ke luajtur edhe me mua me të gjithë, as unë nuk dëshiroj të debatojë me ty. Ke mbetur vet me askënd nuk po flet, kur të bëhesh zullumqar sepse kështu mbetesh vet. Unë jam hidhëruar sepse më ke liruar gazra derisa unë isha ulur dhe me fytyrë nga ti, kjo nuk është kulturë”, i tha ajo.