“Po shitesh oj kur**, me sakicë kam me ta hekë krytë”/ Sherr në një familje në Deçan, babai kërcënon vajzën

Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike, por ndodhë që edhe ata të moshës madhore të përfshihen në konflikte familjare, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se një rast i tillë ka ndodhur në Deçan dhe këtë herë viktimë është një 38-vjeçare, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe e ka denoncuar babanë e saj.

Siç mëson Sinjali, bazuar në dëshminë e vajzës, pas një debati, babai i saj e ka kërcënuar dhe e ka akuzuar me fjalë nga më të ndryshmet, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka kanosur se “me sakicë kom me ta hekë krytë” dhe i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia, duke e akuzuar se “po shitesh me pare kurv*”.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë lidhur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe ndaj tij të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *