Ajtenja nga Mitrovica ndër 100 gratë me më ndikim në Turqi: Profesoreshë në disa universitete ndërkombëtare

Ajtenja nga Mitrovica, me profesion orientaliste është shqiptarja më e vjetër që punon në Arkivin e Perandorisë Osmane.

Ajo tregoi se ka 27 vite që punon në Arkivin e Perandorisë Osmane, ku ka prekur dhe lexuar miliona dokumente të trojeve shqiptare.

“27 vjet. Jam nga Mitrovica, jam që 35 vjet në Stamboll. U martova me turk, burrin e gjeta në Venedik. Unë kam ligjëru në Fakultetin e Venecias gjuhën turke”, u shpreh Ajtenja në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu.

Shqiptarja e Mitrovicës ka dhënë mësim në disa universitete dhe ka botuar gjithsej 18 libra.

“Ajteni është orientaliste e njohur, njeh turqishten, persishten, arabishten, osmanishten. Ka qenë profesore në Universitetin e Venecias, profesore në Universitetin e Sarajevës, profesore në Medresën e Sarajevës, u martua me njërin prej akademikëve më të mëdhenj të Turiqë dhe jeton në Turqi që prej vitit 1991“, tregoi Fevziu.

Tutje, Ajtenja tregoi se 50% e dokumente në Arkivin e Perandorisë Osmane janë për Ballkanin.

“Arkivi ka 120 milionë dokumente. 50 % i takojnë Ballkanit. Ka dokumente me miliona për shqiptarët.”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *