Një rast tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Vasil Andoni”, në Prishtinë, ku një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Burimet e Gazetës Sinjali nga Emergjenca bëjnë të ditur se vdekjen e të riut e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, 22-vjeçari dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.