Mbrëmë është sulmuar në xhamin e Lupçit, imami Zeqir Berisha nga 3 persona.
Imami u rrah brutalisht brenda xhamisë sa që kishte humbur ndjenjat, shkruan Neutral.al.
Nga lëndimet e marra, imami Berisha u detyrua të operohet.
Ahmet Berisha, djali i axhës së viktimës, në një intervistë për Periskopin nuk ka mundur të përmbahet nga lotët.
Ai tha se Zeqiri ka bërë kokën operim dhe se ka dhimbtë shumë të mëdha.
“Vet ai s’po e di qysh e kanë sulmu”, tha ndër të tjera Ahmeti.
Tre personat që dyshohet se e kanë rrahur hoxhën janë arrestuar edhe pse ata kanë mohuar akuzat deri më tani.
Gjendja e imamit sipas raportimeve është jashtë rrezikut për jetë. Për më shumë dëgjojeni rrëfimin e Ahmet Berishës për rastin: