Fifi flet për Donaldin në prani të Beatrixës, ky është reagimi i saj

Fifi dhe Beatrix janë bërë shoqe me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit ne BBV .

Ato shoqërohen me njëra tjetrën dalin për kafe edhe pas BBV.

Gjatë kafes së fundit, ato nuk kanë nguruar të hapin edhe ‘live’ në Instagram.

Fansat kanë qenë të shumtë që i bënin pyetje lidhur me ‘Big Brother VIP’.

Një ndër to lidhet me tatuazhin që ka bërë njësoj me Donaldin.

“Trixa është këtu por unë do flas për këtë punë. E kam Filoqylin këtu dhe filoqyli nuk ka qenë vetëm për mua e Donaldin. Kemi qenë unë dhe disa të tjerë që e duam shiun. Por e kemi bërë vetëm unë e Donaldi. Shoqëria ime me Donaldin vazhdon, edhe me Trixën vazhdon. Unë nuk e kam njohur as Trixën nga Donaldi e as Donaldin nga Trixa. I kam njohur të dy në gjëra të ndryshme”, ka thënë Fifi.

Reagimi i Trixa ishte duke qeshur e ka pohuar me kokë duke mos dhënë asnjë lidhur me këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *