28-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës pas mosmarrëveshjeve me bashkëshortin

Mbrëmë në Prizren ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, pas një debati me bashkëshortin.

28 vjeçarja ka tentuar edhe më herët të kryej vetëvrasje, raporton Sinjali.

Rasti i fundit i tentim vetëvrasjes sipas  burimeve brenda Emergjencës ka ndodhur dje, pasi viktima kishte konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve, duke iu përkeqësuar gjendja shëndetësore, me ç’rast është dërguar në spital për trajtim. 

Në bazë të informacioneve të para, përpos  konsumimit të medikamenteve, gruaja ka tentuar edhe t’i prej venat dhe të hidhet nga 

ballkoni i banesës.

Kjo ngjarje e tmerrshme motiv ka mosmarrëveshjet që çifti ka pasur në vazhdimësi mes vete, për arsye ende të panjohura.

lg.php.gif

Pasi Policia është njoftuar për rastin nga spitali, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “vetëvrasje në tentativë”, teksa kanë nisur hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *