Festivali i njohur “Sunny Hill” ka bërë publik edhe një emër tjetër që do të performojë.
Sancet është artistja e radhës që është konfirmuar për të kënduar përgjatë katër netëve të festivalit.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Facebook.
Sunny Hill do të mbahet më 4, 5,6 dhe 7 gusht të këtij viti në Prishtinë, saktësisht në Parkun e Gërmisë.