“Oh ç’ma këpute shpirt e zemër”, babai i të riut nga Podujeva përlot me postimin prekës për të birin

I riu nga fshati Revuçë e komunës së Podujevës, Veton Nimani, është ndarë dje nga jeta në moshë të re.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes njoftimit në rrjete sociale.

Vetoni ishte i biri i poetit llapjan, Lumni Nimani. Ky i fundit ka përlotur të gjithë me postimin prekës ku njofton se djali i tij ka ndërruar jetë.

“Oh çma këpute shpirt e zemër i bukuri im!! Veton i imi djalë, bukuria jote, më mbeti kujtim, jeta pa ty më nuk ka fare kuptim…  O Zot i madhërishëm na jep forcë ta përballojmë këtë dhimbje!!!”, shkroi Nimani në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flumni.nimani%2Fposts%2Fpfbid02RbbV8A3wm7LYXyeiYJhLVMJV8H6txCKPXzc6VUqfLecLzr5hW3mVQMJLhLZrEut3l&show_text=true&width=500

Ndërkohë ende nuk janë dhënë detaje lidhur me ceremoninë mortore të të ndjerit.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *