Për nga territori Komuna e Podujevës, apo Komuna e Besianës, përbën komunën më të madhe në Kosovë me 633 km2 (Prishtina ka 523.13 km2), por për kryeministrin Albin Kurti, akoma ka shumë të panjohura për këtë lokalitet të rëndësishëm të vendit.
Për shembull, ai nuk e di se Podujevë dhe Besianë janë zëvendësime për njëra tjetrën, apo emërtime që tregojnë të njëjtin qytet.
Kurti, siç e tha në mbledhjen e 53-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, beson se Podujeva dhe Besiana janë dy qytete të ndryshme.
kemi 4 kryetarët shembullorë të komunave tona”, tha ai, duke shtuar se “ata janë shembull organizimi, shembull në qeverisje për fitoret e arritura në pranverën e vitit 2021”.
Siç dihet, këta katër kryetarë janë kryetarët e komunave të Podujevës, Gjilanit, Shtimes e Kamenicës.
Por, ndryshe nga se dihet, për Kurtin dallon.
Duke pasur parasysh se VV ka vetëm katër komuna me të cilët udhëheqë, Kurti e pa se përmendi katër emra qytetesh, prandaj Kamenicën nuk e theksoi fare për të mos prishur llogarinë.
Pas luftës në Kosovë, disa qyteteve u ishte ndryshuar emri për shkak se emrat nga e kaluara përbënin imponime apo emërtime serbe.
Për Podujevën ishte vendosur të bëhej Besianë, siç për Kamenicën Artanë, për Suharekën Therandë, për Istogun Burim e shumë ndryshime të tjera.
Megjithatë, këta emra asnjëherë s’u bënë funksionalë.
Në gjuhën e përditshme njerëzit vazhduan t’i quajnë në emrat e vjetër dhe ndryshimet s’u përfillën.
Por, as institucionet nuk këmbëngulën shumë.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ta zëmë askund nuk shkruan Komuna e Besianës, por e Podujevës dhe njëjtë edhe për qytete tjera.
Gjithsesi, për Kurtin emri Besianë ka zënë vend aq shumë saqë është përkthyer në një qytet të ri, të ndarë nga Podujeva.