Gjërat e bukura e të mëdha bëhen në heshtje, e këtë gjë po e dëshmon këngëtarja e njohur Donjeta Morina.
Artistja e cila është një nga më produktivet në estradë, këto kohë ka punuar në projekte të mëdha të cilat po i zbulojmë tani.
E para është një bashkëpunim me një nga reperët më unik të skenës muzikore shqiptare, i cili njihet për shume hite e padyshim i tillë do jetë edhe ky duet me Donjetën që mban titullin “A ma fal”, e punuar në studion e Bini Diez.
Mirëpo artistja nuk e ka vetëm këtë dhuratë. Gjatë kësaj periudhe mes klipeve të reja, këngëve për kolegët e koncerteve të shumta ka punuar në një projekt tjetër të madh, që është albumi.
E ky album është vetëm paralajmërim që 2024-ta do e mbaj emrin e Donjeta Morinës.