Shtëpia e Kulturës në Sllatinë të Fushë Kosovës është përfshirë nga flakë, sot në orët e mbrëmjes.
Flakët kanë kapluar ndërtesën nga brenda, por raportohet se ky objekt nuk ka qenë funksional tash e disa vite.
Zjarrfikësit nga Fushë Kosova tashmë gjendet në vendin e ngjarjes dhe janë duke e shuar zjarrin.
Deri më tani, shkaqet e shpërthimi të zjarrit janë të panjohura.
Nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.