Varroset 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Prizren, familja fal gjakun

Sot në varrezat e fshatit Berjahë të Gjakovës iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçarit Lordon Syla, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik të së shtunës në Prizren.

Pas ceremonisë së varrimit, familja Syla fali gjakun e djalit të tyre, Lordonit.

“Familja më porositi, se nëse kemi diçka për të falur, veç se është e falur vetëm për hatër të Zotit”, tha hoxha pas varrimit të tij.

Në aksident mbetën të vdekur edhe Molos Delija dhe Nue Bibaj, pasi u goditën nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” e cila kishte humbur kontrollin.

Kujtojmë se dy persona të dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti tragjik ndodhen në ndalim.

VideoKËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *