Rrahja e imamit në Podujevë, dalin detajet nga policia

Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha është rrahur mbrëmë nga tre vëllezër.

Gazeta Insajderi mëson se personat të cilët e sulmuan Imanin e xhamisë janë Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe policia dhe të njëjtit thanë se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

Ndërkaq, konfirmohet edhe arrestimi i tre personave, B.M, A.M dhe Sh.M, të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar. Personat e arrestuar: 1. B.M, mashkull 27vjeç 2.A.M, mashkull 28vjeç  dhe 3. Sh.M mashkull 25vjeç,”, thuhet në përgjigjien e zëdhënëses së policisë, Flora Ahmeti për Insajderin.

Ndaj tre të dyshuarve është iniciuar rasti vrasje në tentativë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *