Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha kosovarëve, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme në familje. Një rast i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Pejë.
Pas thirrjes për ndihmë për shkak të dhunës në një familje në fshatin Raushiq, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas policisë bashkëshortja e të dyshuarit ka deklaruar se 44-vjeçari në gjendje të dehur ka shkaktuar telashe në shtëpi, duke sharë e fyer familjarët e më pas ka shkaktuar edhe dëme materiale, pasi ka thyer dyert e shtëpisë dhe ka dëmtuar xhamat.
I dyshuari është arrestuar dhe pas shoqërimit në stacion policor i është nënshtruar testit për alkool, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që 44-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh./sinjali