Në kryeqytet dje ka ndodhur një tentim vrasje.
Të paktën kështu thonë policia në raportin e tyre ditor, shkruan lajmi.net.
Rastin në polici e ka paraqitur viktima i cili ka thënë se disa persona kanë shtënë në drejtim të tij deri sa ai ishte me veturën e tij.
Ai ka theksuar se me të dyshuarit kishte pasur probleme edhe më herët.
Policia ka dalë në vend të ngjarjes dha ka gjetur 5 gëzhoja.
“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 02.12.2023, 23:30.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”.