Tre persona janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës si të dyshuar për vrasjen e Liridonës. Në mesin e të arrestuarve është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka paguar dikë për ta vrarë gruan tij.
Lidhur me këtë gazetari, Besart Galica tregon rrëfimin e vëllaut të së ndjerës, Liridona Musliut, përmes një postimi në Facebook, shkruan gazeta Neutral.
Nëse e dëgjoni rrëfimin e Leonardit, vëllait të së ndjerës Liridonës, që do të transmetohet sonte në edicionin e lajmeve qendrore në RTK 19:30, e të realizuar nga gazetari Visar Shatrolli, do të shokoheni nga rrëfimi.
Do të thotë, të nesërmen pas vrasjes makabre, bashkëshorti i Liridonës, paska pas kohë të shkoj në Swiss të hajë bukë si zotëri, dhe me gjakftohtësi e ka pritë edhe vëllanë e Liridonës.
Naimi, paska hezitu fillimisht të shkoj dhe ta shoh trupin e pajetë në Mjekësinë Ligjore të Liridonës.
Sipas Leonardit, të gjithë arin që e ka pas Liridona, nuk ua paska vjedhë askush, nga Mjekësia Ligjore i kanë thënë Naimit se ta kemi lënë këtu…
Dhe tjetra më shqetësuesja, ai ka deklaruar se i është vjedhë telefoni, ndërkohë të nesërmen numri i ka bërë.
Sinqerisht, sonte përmbajuni dhe dëgjojeni këtë rrëfim të Leonardit që vjen ekskluzivisht në RTK.