Nesër varroset Dukagjin Gashi, grabitësi i argjendarisë në Suharekë që mbeti i vrarë nga aksioni i Policisë

Nesër varroset Dukagjin Gashi, i dyshuari për grabitjen e armatosur në argjendarinë “Diakos” që mbeti i vrarë nga një përballje me Policinë e Kosovës më 30 nëntorgjatë një operacion policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur të argjendarisë në Suharekë.

Në aksion dyshohet se është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë dhe po merr trajtim në QKUK.

Më 22 nëntor ka ndodhur plaçkitja e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë, dhe një tjetër është lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *