Personi që dyshohet se ka goditur me veturë një prokurore të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Është arrestuar personi i dyshuar. Ai dyshohet për dy vepra penale. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti dërgohet në ndalim për 48 orë.”, tha Nikçi për Express.
Ndryshe, aksidenti ka ndodhur para Gjykatës Themelore në Pejë.