Policia e Kosovës ka kryen kontroll në argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës të enjten u arrestua në lidhje me grabitjen në Suharekë.
Po kryhen hetime brenda argjendarisë dhe po konfiskohen stoli ari, të cilat dyshohet se janë blerë nga grupi që ka kryer grabitjen në Suharekë.
Dje u arrestua pronari i argjendarisë, me inicialet T.B. I arrestuari dyshohet se ka bashkëpunuar me grabitësit që kryen plaçkitje në një argjendari në Suharekë të mërkurën e kaluar.
Deri tash, janë arrestuar shtatë persona në lidhje me grabitjen në Suharekë javën e kaluar. Një i dyshuar që mori pjesë në grabitjen në Suharekë u vra gjatë operacionit policor në lagjen “Arbëria”.