Komuna e Prishtinës njofton se këtë të shtunë do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik.
Testimi është menduar që të bëhet në orën 12:05 dhe të bëhet dy herë nga 30 sekonda.
“Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të Alarmit Publik do të bëhet me datë 02.12.2023 (e shtunë) ora 12:05 më zë të një trajtshëm dy here nga 30 sek.”, thuhet në njoftimin e komunës.