Grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” që tronditi javën e kaluar suharekasit ishte planifikuar si në filma nga grupi prej katër personave, të cilët mbushën çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u zhdukën.
Sot njëri nga ta dyshohet se ka mbetur i vdekur në përballje me Policinë, gjatë operacionit policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur të argjendarisë në Suharekë ndërsa i plagosur ka mbetur një polic.
Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se polici i plagosur në aksion është Rreshter Bahri Jonuzi.
Sipas njoftimit të publikuar nga Policia, Jonuzit i është ofruar ndihmë mjekësore në SHSKUK, ku sipas informatave të para nga mjekët kompetentë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Ndryshe, Neutral ka raportuar se të arrestuar janë Besart Istrefi, Bujar Basha dhe Leutrim Cakolli
Ndërkaq, Korab Gashi, vëllai i të vrarit Dukagjin Gashi, është arratisur.
/GazetaNeutral/