Arrestohen edhe dy persona, dyshohen për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Dy persona të tjerë janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në grabitjen e armatosur që ka ndodhur në një argjendari në qendër të Suharekës.

Dyshohet se gjatë një operacioni policor është vrarë njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, dyshohet se është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *