Kosova përparon në renditjen e FIFA-s, Shqipëria pëson rënie

Kombëtarja e Kosovës ka përparuar në renditjen më të re të FIFA-s, e cila u publikua sot.

Dardanët e shohin veten katër pozita më lartë sesa në ranglistën e muajit të kaluar.

Kosova nga pozita e 105-të është ngjitur në atë të 101-të me 1202.77 pikë.

Verdhekaltrit e mposhtën Izraelin në nëntor me rezultat 1:0, pastaj barazuan me Zvicrën 1:1 dhe në fund u mposhtën nga Bjellorusia, 0:1.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare ka pësuar rënie nga pozita e 59-të në atë të 62-të.

Kuqezinjtë i regjistruan dy barazime këtë muaj, me Moldavinë 1:1 dhe me Ishujt Faroe 0:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *