Gjendet i vdekur një person në një market në Prizren

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një market në Prizren.

Lexuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet ekipi mjekësor dhe zyrtarët policor.

Mjekët kanë konstatuar vdekjen e personit, mashkull 74-vjeç dhe sipas hetimeve të para vdekja e tij ka qenë natyrore.,

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rreth orës 09:00 kemi pranuar një informacion nga një qytetar se një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në rrugën “Rrustë Kabashi”. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe urgjenca, ku këta të fundit kanë konstatuar se personi, mashkull i moshës 74-vjeç ka vdekur”, ka thënë Gashi.

Vdekja e 74-vjeçarit sipas policisë ishte natyrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *