Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që në vazhdimësi ka shqetësuar me mesazhe ish të dashurën si dhe ka kërcënuar familjarët e saj.
“Prishtinë 29.11.2023 – 14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi është ndarë nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje, i njëjti në vazhdimësi është duke e shqetësuar me mesazhe si dhe i ka kërcënuar familjarët e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.