Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë ku viktima dhe dorasi kishin edhe lidhje familjare.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje, dhëndri e vret vjehrrin me thikë.
Pas plagëve të marra viktima vdes në QKUK, ndërsa i dyshuari është në arrati.
Njoftimi i plotë:
Rr. Ali Vitia, Prishtinë 29.11.2023 – 21:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.