Tronditet sërish Prishtina/ Këta janë i dyshuari dhe viktima

Pas vrasjes të një gruaje në Bërnicë të Prishtinës, kryeqyteti u trondit sërish nga një vrasje tjetër tash në lagjen Emshir, raporton Gazeta Neutral.

Burimet e Gazetës Neutral bëjnë të ditur se vrasja ndodhi mizorisht nga Edon Bujupi ndaj Ali Kosovës.

Sipas të të njëjtave burime, i dyshuari dhe viktima kishin lidhje familjare, dhëndër dhe mik.

Raportimin e Neutralit e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se dyshohet se viktima u ther me thikë.

“Sot rreth orës 22:00  policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.  Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për  ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *