Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm.
“Gjykata mund të shqiptojë dënime me burgim të përjetshëm. Gjykatësit mbështeten në Kodin Penale të Kosovës dhe mund ta marrin në konsideratë”, ka thënë Trendafilova gjatë një diskutimi me shoqërinë civile në Prishtinë.
Prezenca e saj në Kosovë nuk është mirëpritur fare, ajo është pritur me protesta e organizuar nga PSD e ku pjesëmarrës ishin edhe veteranët e UÇK-së.
Protesta ka eskaluar, janë përdorur mjete të forta e gaz lotsjellës ndaj protestuesëve e gazetarëve nga ana e Policës së Kosovës.
Ndërkohë janë arrestuar kryetari dhe 5 anëtarë të Partisë Socialdemokrate.