Partia Socialdemokrate ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të saj, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistëve të tjerë, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi, në aksionin e së mërkurës në kundërshtim të Gjykatës Speciale.
Në reagimin e PSD-së thuhet se kërkohet urgjentisht të lirohen aktivistët e saj.
“Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për Gjykatën e padrejtë Speciale. Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë”, thuhet në njoftim.